Pajaziti: Nuk kemi pasur kushtet më të mira në fillim të përgatitjeve

0%

Hendbollisti Suad Pajaziti ka zënë vend në ekipin më të mirë të Men’s 20 EHF Championship I që të dielën përfundoi në Prishtinë. Ai shkëlqeu gjatë gjithë Evropianit për Kombëtaren e Kosovës, ndërsa u përfshi në ekipin më të mirë të kampionatit në pozitën e qendrës. Pozita natyrale e Pajazitit është ajo e alos së majtë, por ai ka dhënë kontribut të çmuar edhe në pozitën e qendrës.

Pajaziti tashmë është prej lojtarëve me potencialin më të madh në Kombëtaren e Kosovës. “Mund të jemi krenar me atë që kemi arritur. Nuk kemi pasur kushtet më të mira në fillim të përgatitjeve, për shkak të lëndimeve të bashkëlojtarëve. Në fund kemi shtyrë para si ekip dhe jam jashtëzakonisht krenar për këtë”, ka thënë Suad Pajaziti.

Kombëtarja jonë u rendit e treta në Evropianin I në Prishtinë, që është suksesi më i madh i deritashëm në kampionate kontinentale me gjenerata të reja. “Dua të falënderoj të gjithë të përfshirët në federatë për përkushtimin e tyre. Tre lojtarë nga ekipi ynë zunë vend në ekipin më të mirë të Evropianit dhe kjo flet shumë për aftësitë tona.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një falënderim i madh për tifozët dhe familjet tona që na kanë përkrahur në të gjitha ndeshjet. Shumë faleminderit edhe ekipit, Kosovës dhe të gjithë të përfshirëve”, ka theksuar Suad Pajaziti..

Burimi: Bota Sot