Nis aksioni për rrënimin e 11 shtëpivë në pronën e Ibër-Lepencit në

0%

Shpërndaje në: Në zonat përreth liqenit të Ujmanit, ka nisur rrënimi i 11 shtëpive me kërkesë të ndërmarrjes Publike Hidroekonomike “Ibër-Lepenc”, pasi ato gjenden në pronë të kësaj ndërmarrje. Aksionin e ka konfirmuar për KOHËN kryeshefi ekzekutiv i “Ibër Lepencit”, Faruk Mujka, aksion të cilin ka thënë se po e zhvillon Inspektorati i Ministrisë së Ambientit.

Mujka ka thënë gjithashtu se 11 “pronarëve” u ishte kërkuar që nga 3 korriku t’i lirojnë këto objekte e të heqin gjësendet e tyre. “Ata nuk e kanë bërë këtë gjë, kështu që ne kemi lajmëruar inspektoratin dhe ata kanë shkuar sot për të kryer punë. Njëherë pritet t’i largojnë të gjitha gjërat nga shtëpitë e mandej t’i rrënojnë ato”, ka thënë Mujka.

Burimi: Koha