Mihrije Braha dhe Naim Abazi, një nga çiftet më të njohura të skenës shqiptare, kanë folur hapur për martesën e tyre shumëvjeçare, marrëdhënien me djalin dhe mënyrën se si e kanë ruajtur dashurinë ndër vite. Të ftuar në emisionin “Top Arena”, ata iu përgjigjën pyetjeve me humor dhe sinqeritet, duke zbuluar edhe disa detaje të pathëna nga jeta e tyre private.
Kur u pyetën për sekretin e martesës së fortë, Mihrija theksoi se dashuria duhet të ushqehet vazhdimisht. “Mendoj se është dashuria e sinqertë dhe e bukur. Du ke e ushqyer dhe duke u kujdesur për të, ajo nuk është shuar dhe nuk është tharë asnjëherë. Sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë rritet dashuria jonë”, u shpreh këngëtarja.
Naimi e plotësoi përgjigjen e saj me humor, duke e krahasuar dashurinë me lulet që kanë nevojë të ujiten. “Ndryshon pamjen që unë të mos ndërroj grua” I pyetur se çfarë do të ndryshonte te bashkëshortja, Naim Abazi tha se nuk do të dëshironte të ndryshonte asgjë tek ajo.
Megjithatë, ai tregoi me humor se Mihrija ka përdorur ndër vite një “strategji të zgjuar”, duke ndryshuar herë pas here ngjyrën e flokëve dhe paraqitjen. “Ajo ka përdorur një strategji shumë të mirë. Ka ndryshuar shpesh ngjyrën e flokëve dhe pamjen. E ka bërë me mençuri: ndryshon ajo, që të mos ndërroj grua unë”, tha Naimi duke shkaktuar të qeshura.
Mihrija: “Unë e them më shpesh ‘të dua’” Gjatë intervistës, çifti u pyet edhe se cili prej tyre e shpreh më shpesh dashurinë me fjalë. Mihrija pranoi se është ajo që e thotë më shpesh “të dua”, ndërsa Naimi dha një përgjigje karakteristike plot humor. “Unë ia them më 1 janar ‘të duaaa’ dhe jehona zgjat 365 ditë”, u shpreh ai.
Kur u pyet se cili prej tyre i nis më shpesh debatet, Naimi pranoi se zakonisht është ai, por shtoi se gjithmonë e bën “për mirë”. “Mihrijen e duan edhe gratë, edhe burrat” Çifti u pyet gjithashtu se cili prej tyre ka më shumë fansa. Të dy ranë dakord se Mihrija është më e pëlqyera nga publiku. “Mihrijen e duan edhe femrat, edhe meshkujt.
Mua nuk më duan meshkujt, këtu është problemi”, tha Naimi me humor. Ai theksoi se nuk është xheloz për vëmendjen që bashkëshortja merr nga publiku. Përkundrazi, përpiqet ta mbështesë dhe ta ndihmojë që të ketë një marrëdhënie të mirë me fansat. Rrëfejnë edhe marrëdhënien me djalin Të pyetur se cili prej tyre është më i rreptë me djalin, Mihrija tha se asnjëri nuk ka qenë tepër autoritar.
“Nuk kemi qenë të rreptë. As kur ka qenë i vogël nuk kam qenë e tillë. Jam nga ato nëna që vdesin pas djemve të tyre”, u shpreh ajo. Përgjigjet e çiftit dëshmuan edhe një herë marrëdhënien e afërt, humorin dhe mirëkuptimin që kanë ruajtur gjatë viteve të martesës.
