Dua Lipa u shfaq me një stil të thjeshtë, por shumë elegant, teksa doli në rrugët e Nju Jorkut të hënën, një ditë pasi ndoqi finalen e Kupës së Botës. Këngëtarja 30-vjeçare dhe bashkëshorti i saj, Callum Turner, ishin të pranishëm në stadiumin MetLife në New Jersey, ku panë nga afër triumfin e Spanjës ndaj Argjentinës në finalen e zhvilluar të dielën.
Një ditë më pas, Dua u përpoq të ruante një profil të ulët duke fshehur sytë pas një pale syzesh të mëdha të errëta, ndërsa u shfaq me një veshje tërheqëse dhe të përditshme. Ajo kishte zgjedhur një xhaketë të zezë Ralph Lauren, të kombinuar me një bluzë të zezë të shkurtër dhe xhinse blu, shkruan Daily Mail, transmeton “Bota sot”.
Dua Lipa Pamjen e kompletoi me këpucë të zeza me majë, një çantë lëkure të zezë dhe një shall të kuq sateni të lidhur në dorezën e çantës. Dua dukej se e kishte shijuar në maksimum finalen e së dielës, pasi u largua nga stadiumi duke mbajtur në kokë kapelen e Kupës së Botës. Dua Lipa
