Kryetari Vishi shpreh ngushëllime për familjen Raka pas vdekjes

0%

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Sabedin Vishi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Raka, pas ndarjes së parakohshme nga jeta të bashkëqytetares Rea Raka, e cila humbi jetën si pasojë e një aksidenti tragjik. Në telegramin e ngushëllimit, Vishi ka shprehur solidarizimin me familjen, miqtë dhe qytetarët e Komunës së Kaçanikut, duke theksuar dhimbjen për humbjen e saj.

“Bashkëndjejmë me dhimbjen tuaj dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe. Kujtimi për të qoftë i përjetshëm, ndërsa shpirti i saj u prehtë në paqe në botën e amshueshme”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryetarit Vishi.

Kryetari i Kaçanikut ka shprehur ngushëllime edhe për të gjithë të afërmit dhe miqtë e familjes Raka, duke ndarë dhimbjen me ta në këto momente të vështira.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi