Kontratë deri në vitin 2031, Man. City bën “bingon” e madhe

0%

Përmes një postimi në rrjetin social X, Nicolo Schira, zbulon se Manchester City ka arritur marrëveshjen për kushtet personale me zbulimin e Botërorit të fundit, marokenin Ayyoub Bouaddi. 18-vjeçari do të firmosë deri në vitin 2031 me “Qytetarët”.

Forma e jashtëzakonshme që tregoi në sezonin e fundit me Lille në Ligue 1 dhe sidomos paraqitja e tij në Kupën e Botës, e kanë bindur plotësisht Man. City-n për të vepruar shpejt për të siguruar transferimin e tij. Tani vjen pjesa më e vështirë që është gjetja e gjuhës së përbashkët me Lille.

Në një deklaratë të disa ditëve më parë, presidenti i Lille, Olivier Letang, zbuloi se Ayyoub Bouaddi do të largohet vetëm për një ofertë 100 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot