As Rodri dhe as Lamine Yamal, në Francë konsiderojnë dy emra të tjerë

0%

Në fund të tetorit, konkretisht më 26 tetor në Londër, do të mbahet ceremonia e përvitshme e “Topit të Artë”. Ky do të jetë edicioni i 70-të të çmimit individual më prestigjioz në botë, krijuar nga revista “France Football” në vitin 1956. Kush do të jetë fituesi i këtij viti?

E përditshmje L’Equipe, që është pjesë e grupit që organizon ceremonisë, sugjeron se “suksesi kolektiv i Spanjës” mund të krijojë një ndarje në votim, duke përfituar potencialisht disa lojtarë, siç është Kylian Mbappé, i cili nuk ka fituar asnjë titull me ekipin këtë sezon, por ka qenë i frytshëm para portës dhe është golashënuesi më i mirë i Kupës së Botës me 10 gola.

Kandidati i dytë potencial konsiderohet Lionel Messi, i cili edhe pse nuk fitoi dot Botërorin, golat dhe niveli i treguar në këtë kompeticion, e bëjnë atë një rival serioz për çmimin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kur përmendet sukesi i Spanjës, L’Equipe mendon se vota do të ndahet mes Rodri-t, Lamine Yamal, apo edhe emrave të tjerë si Fabian Ruiz, apo Pedri dhe Olmo, ndaj shanset që fituesi i “Topi të Artë” të jetë spanjoll, janë të pakta.

Burimi: Bota Sot