Klubi skocez habit para nisjes në Kosovë, ja për çfarë i paralajmëron

0%

Të enjten e kësaj jave gjatë pasdites (16.30) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të luhet ndeshja e rrethit të dytë të Conference League në mes të Malishevës dhe Hibernian nga Skocia. Skuadra skoceze ka dalur me një postim para kësja sfide të parë në kryeqytetin e Kosovës.

“Hibernian është gati për rikthimin në futbollin evropian këtë javë, teksa do të përballet me KF Malishevën në ndeshjen e parë të raundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League. Takimi do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora sipas kohës lokale të Kosovës”, ka njoftuar klubi skocez.

Klubi skocez ka konfirmuar se i janë ndarë fillimisht 700 bileta për tifozët mysafirë, duke përfshirë edhe vende për persona me aftësi të kufizuara dhe zona me qasje të lehtë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Megjithatë, KF Malisheva ka bërë të ditur se mund të akomodojë edhe më shumë tifozë mysafirë nëse paraqitet nevoja, ndërsa të dy klubet kanë qenë në komunikim të vazhdueshëm për të siguruar që të gjithë tifozët udhëtues të kenë mundësi të ndjekin ndeshjen. “Të gjitha biletat do të shiten sipas parimit “kush vjen i pari, shërbehet i pari” në pikat e shitjes pranë stadiumit.

Nuk do të ketë shitje online apo paraprake të biletave për këtë ndeshje. Pagesa e biletave mund të bëhet vetëm me para në dorë, ndërsa tifozëve u rekomandohet të kenë me vete euro për pagesë. Çmimi i një bilete hyrëse është 5 euro” , thuhet nga klubi skocez.

Burimi: Bota Sot