Ministria në detyrë e Infrastrukturës ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në rrugën Mitrovicë–Bajgorë, me fokus në përmirësimin e sigurisë për pjesëmarrësit në trafik. Sipas ministrisë, aktualisht po bëhet zëvendësimi i gabioneve të dëmtuara, ndërsa në disa pjesë të këtij segmenti do të vendosen edhe mbrojtëse të reja anësore.
Këto ndërhyrje, sipas njoftimit, po realizohen me qëllim të rritjes së sigurisë në qarkullim dhe përmirësimit të infrastrukturës rrugore. Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur gjithashtu se është duke u hartuar projekti për rehabilitimin e pjesës së mbetur të rrugës Mitrovicë–Bajgorë, i cili do të përfshijë edhe rivitalizimin e urave përgjatë këtij segmenti.
