​Infantino përshkoi 112 mijë kilometra me avion privat gjatë Kupës së

0%

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, përshkoi rreth 112 mijë kilometra (70 mijë milje) me një avion privat gjatë Kupës së Botës 2026, duke ndjekur nga afër 44 ndeshje në vetëm 39 ditë. Sipas një analize të publikuar nga Business Insider, ai përdori një avion luksoz Gulfstream G650ER të sponsorizuar nga Qatar Airways, duke udhëtuar në të gjitha 16 qytetet pritëse të turneut.

Raporti thekson se Infantino kaloi mbi 140 orë në ajër për të qenë i pranishëm në ndeshjet e zhvilluara në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë. Në disa raste ai ndoqi më shumë se një ndeshje në të njëjtën ditë, ndërsa itinerari i tij përfshiu edhe një udhëtim vajtje-ardhje në Katar për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të ish-emirit të vendit.

Udhëtimet e presidentit të FIFA-s kanë nxitur kritika, pasi bien në kontrast me angazhimet e organizatës për uljen e emetimeve të karbonit dhe arritjen e objektivit të neutralitetit klimatik deri në vitin 2040.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Organizatat mjedisore dhe kritikët kanë vënë në dukje ndikimin e madh ambiental të përdorimit të avionëve privatë gjatë një turneu që tashmë konsiderohet ndër më ndotësit në histori për shkak të shtrirjes në tri shtete dhe 16 qytete.

Megjithatë, FIFA argumenton se përmasat e zgjeruara të Kupës së Botës me 48 kombëtare dhe 104 ndeshje kërkonin një prani të vazhdueshme të presidentit në vende të ndryshme, ndërsa përdorimi i avionit privat i mundësoi Infantinos të merrte pjesë në sa më shumë aktivitete dhe ndeshje gjatë turneut.

Burimi: Bota Sot