Vishi shpreh ngushëllime për 24-vjeçaren që vdiq në Komoran

0%

Mëngjesi i së martës rezultoi tragjik për 24-vjeçaren Rea Raka, e cila humbi jetën si pasojë e një vetaksidenti në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, në afërsi të Komoranit. Për vdekjen tragjike të së resë nga Kaçaniku, ka shprehur ngushëllime kryetari i kësaj komune, Sabedin Vishi. Përmes një telegrami ngushëllimi, Vishi shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e 24-vjeçares.

“Bashkëndjejmë me dhimbjen tuaj dhe lutemi që të gjeni forcë për ta përballuar këtë humbje të madhe. Kujtimi për të qoftë i përjetshëm, ndërsa shpirti i saj u prehtë në paqe në botën e amshueshme”, thuhet në telegramin e ngushëllimit. Kujtojmë se në këtë aksident u lënduan edhe tre persona të tjerë.

Sipas informacioneve, të gjithë ishin familjarë dhe po ktheheshin nga Aeroporti i Tiranës në momentin kur ndodhi aksidenti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot