Pak ditë më parë mbylli Botërorin me Francën, tani ndryshon skuadër dhe kampionat. Lucas Digne ka lënë Aston Villa-n në Premier League dhe ka kaluar te PSG. Kampionët në fuqi të Europës kanë paguar klauzolën e prishjes së parakohshme të kontratës së mbrojtësit të kombëtares franceze me klubin anglez. Bëhet fjalë për një shifër prej 10 milionë eurosh.
Digne ka luajtur edhe më parë me PSG-në. Ai ka luajtur gjithashtu me Barcelonën, Romën, Everton dhe Lille. Digne ka bërë analizat mjekësore dhe do të firmosë një kontratë trevjeçare me PSG-në. Ai ishte titullar me Francën në Botëror, ku mori vëmendje për penalltinë e shkaktuar në gjysmëfinalen ndaj Spanjës, që u kushtoi eliminimin “Gjelave”.
PSG beson tek eksperienca e mbrojtësit të majtë dhe tashmë ai do të jetë nën urdhrat e trajnerit Luis Enrique.
