Ilir Meta kundërshton mosfillimin e hetimeve nga Prokuroria, kërkon

0%

Sot në Gjykatën e Tiranës shqyrtohet kërkesa e ish-presidentit Ilir Meta, i cili ka kundërshtuar mosfillimin e hetimeve nga ana e prokurorisë. Meta është ankuar në gjykatë, së cilës i kërkon që të detyrojë akuzën e kryeqytetit të hetojë çështjen e kallëzuar prej tij.

Meta ka denoncuar punonjës të paraburgimit 313 për shkelje të të drejtave të tij për të komunikuar nga burgu, duke pretenduar se policia e 313 ka shpërdoruar detyrën, edhe për mënyrën se si ai është trajtuar në këtë institucion.

Akuza, siç raportoi gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, e mosfilloi çështjen me argumentin se nuk ka vepër penale, por, siç rezulton, ish-presidenti është i bindur se denoncimi duhet të hetohet deri në fund. Për këtë arsye, ai i është drejtuar me ankesë dhomës penale. Çështjen po e shqyrton gjyqtarja Vjollca Spahiu në dhomë këshillimi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot