De Paul: Shumë prisnin rënien tonë

0%

Mesfushori i Argjentinës, Rodrigo De Paul, ka reaguar për herë të parë pas humbjes 1:0 ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026, duke thënë se gjatë gjithë turneut kishte njerëz që prisnin dështimin e “Albiceleste”.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, De Paul kritikoi ata që, sipas tij, përhapën teori të pabazuara gjatë kampionatit, shkruan Indeksonline “E shoh se sa shumë njerëz po prisnin këtë rënie… Gjatë gjithë garës u përhapën teori konspirative pa asnjë bazë, vetëm për të zbutur dhimbjen e faktit se nuk mund ta përjetonin atë që po përjetonim ne argjentinasit”, shkroi De Paul.

Argjentina e mbylli Kupën e Botës si nënkampione, pasi u mposht nga Spanja me rezultat 1:0 në finale. Goli vendimtar u shënua nga Ferran Torres në vazhdimet e ndeshjes, duke i dhënë Spanjës titullin e dytë kampion bote.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot