Po mbahet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) seanca paraprake ndaj kryebashkiakut të Kolonjës, Erion Isai, dhe të pandehurve të tjerë, zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Bashkisë Kolonjë dhe Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH).
Të pandehurit akuzohen për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tendera dhe për falsifikim dokumentesh, ndërsa çështja lidhet me një hetim të zhvilluar për 3 procedura prokurimi gjatë vitit 2020, me një vlerë totale që tejkalon 30 milionë euro. Gjatë seancës paraprake, GJKKO do të shqyrtojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për kalimin e çështjes për gjykim.
Gjykata do të vendosë nëse dosja do të dërgohet për shqyrtim gjyqësor, do të kthehet për plotësim të hetimeve apo nëse çështja do të pushohet.
Te pandehurit: Erion Isai – kryetar i Bashkisë Kolonjë Eljona Mydini – ish-zv.kryetare e Bashkisë Kolonjë Erjon Cenko – punonjës i Bashkisë Kolonjë Engjëll Dine – punonjës i Bashkisë Kolonjë Ermal Zylfo – punonjës i Bashkisë Kolonjë Armand Tafil – punonjës i Bashkisë Kolonjë Muharrem Tartari – punonjës i Bashkisë Kolonjë Shpëtim Liço – punonjës i Bashkisë Kolonjë Ergys Verdho – ish-kreu i ARRSH-së Erald Elezi – ish-drejtor në ARRSH Genti Raça – përgjegjës preventivi në ARRSH Donikë Shehu – ish-specialiste në ARRSH Klarita Konomi – ish-specialiste në ARRSH Nikollaq Mihali – specialist në ARRSH Erdit Salillari – përgjegjës sektori në ARRSH
