Humb jetën një e re pas një vetaksidenti në Komoran

0%

Shpërndaje në: Një e re në moshën rreth 24-vjeçare ka humbur jetën pas një vetaksidenti në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë në afërsi të Komoranit, mëngjesin e sotëm. Tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime si pasojë e këtij vetaksidenti. “Sot, rreth orës , në rrugën nacionale Pejë–Prishtinë, në afërsi të Komoranit, është shkaktuar një aksident trafiku me pasoja fatale.

Si pasojë e aksidentit (vetaksident), një person ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Njësitë kompetente policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet për sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha