Bulliqi dhe Kusari-Lila vizituan panairin e “Ditëve të Diasporës”

0%

Në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e “Ditëve të Diasporës”, kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, dhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, vizituan panairin e organizuar në bulevardin e qytetit.

Gjatë vizitës, ata u njohën nga afër me produktet e ekspozuara nga pjesëmarrëset në panair, ku u prezantuan punime artizanale, veshje dhe ushqime tradicionale. Sipas njoftimit të Komunës së Podujevës, kryetari Bulliqi përgëzoi gratë për angazhimin e tyre, duke vlerësuar se iniciativa të tilla kontribuojnë në fuqizimin ekonomik të grave dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Ai theksoi se institucionet lokale, në bashkëpunim me ato qendrore, do të vazhdojnë të mbështesin aktivitete që nxisin ndërmarrësinë dhe zhvillimin ekonomik.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërkaq, ministrja Kusari-Lila shprehu mbështetjen për pjesëmarrëset në panair, duke i inkurajuar ato të vazhdojnë dhe të zgjerojnë aktivitetet e tyre, të cilat, sipas saj, japin një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe social.

Panairi është pjesë e programit të aktiviteteve të organizuara nga Komuna e Podujevës në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, me synim promovimin e produkteve vendore dhe mbështetjen e ndërmarrësisë lokale.

Burimi: Bota Sot