Shpërndaje në: Edhe nesër, 22 korrik, parashihen stuhi me bubullima që mund të sjellin edhe breshër. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës e ka vlerësuar gjendjen për të mërkurën në nivelin portokalli, që është niveli mesatar i rrezikut. I gjithë territori i Kosovës parashihet të jetë nën ndikimin e këtyre kushteve atmosferike.
“Gjatë datës priten zhvillime të fuqishme konvektive, të cilat do të sjellin stuhi lokale me bubullima, të shoqëruara në disa rajone me: reshje intensive shiu; breshër; erëra të forta me karakter stuhish”, thuhet në paralajmërimin e IHMK.
Ndikimet që mund të sjellin këto stuhi përfshijnë rrezikun e larta nga goditjen e rrufesë, dëmtime në rrjetin elektroenergjetik, pengesa në sistemet e telekomunikacionit, përmbytje, dëmtime në objekte, infrastrukturë, kultura bujqësore, etj, si dhe rrezik për zjarre si pasojë e shkarkimeve atmosferike.
IHMK ka dhënë disa rekomandime për qytetarët: Edhe Arbëri 6 muaj më parë Jetojmë në vitet dramatike të ribërjes së botës -Shmangni qëndrimin në ambiente të hapura gjatë stuhive. -Mos u strehoni nën pemë të vetmuara, pranë shtyllave elektrike ose objekteve metalike. -Mbroni automjetet dhe pronën nga breshëri dhe erërat e forta. -Tregoni kujdes të shtuar në komunikacion për shkak të dukshmërisë së reduktuar dhe rrugëve të rrëshqitshme. -Ndiqni njoftimet dhe udhëzimet e institucioneve kompetente deri në përfundimin e periudhës së paralajmërimit.
Ministria e Infrastrukturës po ashtu ka bërë thirrje për kujdes në rrugë, për shkak të dukshmërisë së reduktuar, rrugëve të rrëshqitshme dhe pengesave që mund të shkaktohen nga erërat dhe reshjet e fuqishme.
Edhe Arbëri 1 o. më parë Haxhimusa: Një strukturë e organizuar mafioze ka penguar çdo lëvizje pozitive në sektorin energjetik Rekomandimet për shoferët gjatë periudhave të stuhisë: -Shmangni qarkullimin, përveç rasteve kur është e domosdoshme; -Përshtateni shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe mbani distancë të sigurt; -Mos ndaloni dhe mos parkoni nën pemë, pranë shtyllave elektrike ose objekteve që mund të rrëzohen; -Vendosni automjetet në garazhe ose vende të mbuluara dhe të sigurta, kur kjo është e mundur; Edhe Arbëri 1 o. më parë Shumë fshatra në Gjakovë mbesin edhe pa ujë pasi erërat shkaktuan ndërprerjen e rrymës -Respektoni sinjalizimin rrugor dhe udhëzimet e institucioneve kompetente.
