​Certifikohen 33 pjesëmarrës në programin “Job Placement Counselling”

0%

Tridhjetetre pjesëmarrës janë certifikuar në Universitetin e Prishtinës në kuadër të programit trajnues “Job Placement Counselling”, i cili është zhvilluar nga 20 prilli deri më 3 korrik të këtij viti. Programi synon avancimin e procesit të orientimit, këshillimit dhe ndërmjetësimit drejt punësimit, si dhe përmirësimin e qasjes në tregun e punës.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, tha se përfundimi i programit paraqet një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi më të qëndrueshëm të orientimit profesional dhe mbështetjes së të rinjve gjatë kalimit nga studimet në punësim.

Hajrullahu: Po shënojmë një hap drejt ndërtimit të një sistemi më të qëndrueshëm të orientimit profesional “Nuk po shënojmë vetëm përfundimin e një programi trajnues, po shënojmë një hap të rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi më të qëndrueshëm të orientimit profesional, këshillimit për karrierë dhe mbështetjes të të rinjve, në kalimin nga studimi drejt punësimit..

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në këtë drejtim këshillimi për karrierë dhe ndërmjetësimi drejt punësimit janë thjesht thelbësore e misionit tonë. Programi ka pasur në qendër zhvillimin e kompetencave, të këshilltarëve të punës, aftësinë për të orientuar individët, kuptuar nevojat e tyre, për të informuar për të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre, për t’i mbështetur në vendimmarrje e për t’i ndihmuar të ndërtojnë rrugë të çarta drejt tregut të punës”, tha Hajrullahu.

Ministri në detyrë i Punës dhe Familjes, Andin Hoti, tha se investimi në profesionistët që ndihmojnë qytetarët të gjejnë vende pune është njëkohësisht investim në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Hoti: Është një investim për zhvillimin ekonomik të Kosovës “Investimi në njerëzit që çdo ditë ndihmojnë qytetarët të gjejnë vend pune dhe të ndërtojnë një të ardhme më të sigurt, për vetën dhe familjen e tyre, është një investim për zhvillimin ekonomik të Kosovës. 33 zyrtarë të punësimit që keni përfunduar me sukses programin, duke fituar njohuri të reja, metoda të këshillimit, aftësi profesionale, do t’i zbatoni në punën tuaj të përditshme.

Punësimi është një nga prioritete kryesore për ministrinë tonë dhe çdo qytetarë që i drejtohet kësaj ministrie, ai nuk e kërkon vetëm një informatë por vjen për një mundësi”, tha Hoti. Ndërkaq, menaxheri i projektit nga GIZ-i, Mario Eckardt, tha se certifikimi përfaqëson më shumë sesa përfundimin e një trajnimi, duke theksuar rëndësinë e këshilltarëve modernë në tregun e punës.

Eckardt: Në Kosovë, është e rëndësishme që njerëzve të ndihmohet të gjejnë vendin e tyre në tregun e punës “Kjo është më shumë se një certifikim i pjesëmarrëseve për një trajnim. Sot në Kosovë, është më e rëndësishme se kurrë më parë, që njerëzve të ndihmohet që të gjejnë vendin e tyre në tregun e punës.

Ju, tash si këshilltarë jeni edhe trajner e mentorë dhe i kuptoni të gjitha barrierat, me të cilat njerëzit përballen në përpjekje për ta gjetur vendin e tyre në tregun e punës. Politikat dhe proceset moderne, po ashtu kanë nevojë për këshilltarë modern të tregut të punës dhe më vjen mirë që keni përfunduar këtë trajnim..

Do të jetë një program i vazhdueshëm i cili do të mbet në universitet, si një proces i cili do vazhdoj edhe gjatë viteve të ardhshme”, tha ai. Programi synon të forcojë lidhjen ndërmjet institucioneve arsimore, shërbimeve të punësimit dhe nevojave të tregut të punës.

Burimi: Bota Sot