U transportua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes në Radhimë,

0%

Një turiste rreth 30 vjeçe nga Finlanda u transportua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, pasi ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore gjatë një zhytjeje të zhvilluar paraditen e sotme, por edhe pse mjekët i dhanë ndihmën, nuk e mbajtën dot në jetë.

Sipas informacioneve paraprake të mësuara nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, ajo ishte pjesë e një grupi zhytësish në zonën e Radhimës ku ndodhet dhe anija e mbytur Spitaliers, ku gjatë zhytjes dyshohet se ka pësuar mungesë oksigjeni, apo problem tjetër shëndetsor.

Turistja nuk është ndier mirë dhe është ndihmuar menjëherë nga zhytësit e tjerë, të cilët e kanë nxjerrë në sipërfaqe dhe më pas e kanë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Burime nga spitali bëjnë me dije se 30-vjeçarja mbërriti në gjendje të rëndë, me vështirësi në frymëmarrje dhe shenja të një komplikacioni serioz.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe e mbajtën nën kujdes intensiv, por nuk arritën ta mbanin në jetë.

Burimi: Bota Sot