Raportohet për vjedhje të rëndë në një shtëpi në Pejë

0%

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij në Pejë, nga ku kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari, DVR-in e kamerave të sigurisë dhe një armë zjarri me leje me 100-fishekë. Siç njofton Policia, rasti ka ndodhur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, më datë .

Lidhur me rastin, autoritetet sqaruan se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur. Ndërsa, bëhet e ditur se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin e iniciuar si “Vjedhje e rëndë”. Ndërkaq, për rastin, theksohet se është informuar dhe konsultuar edhe prokurori i shtetit.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij, nga kanë vjedhur para të gatshme, stoli ari, DVR-in e kamerave të sigurisë dhe një armë zjarri me leje me 100-fishekë, dhe pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, po ashtu lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori.” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës më .

Burimi: Kallxo