BE-ja kritikon vendimet për prokurorët serbë: Sistemi i drejtësisë në

0%

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim lidhur me dekretin e ushtrueses së detyrës së presidentes së Kosovës për shkarkimin e prokurorëve serbë, si dhe vendimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës për të mos pranuar tërheqjen e dorëheqjeve të tyre.

Në një komunikatë për media, zëdhënësja e BE-së ka vlerësuar se këto veprime “duken të papajtueshme me ligjin, procesin e rregullt ligjor dhe kërkesat e përgjithshme të sundimit të ligjit në Kosovë”.

BE-ja ka mirëpritur vendimin e gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës nga radhët e komunitetit serb për të tërhequr dorëheqjet e tyre, duke rikujtuar se vazhdimisht ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të mundësojnë riintegrimin e personelit gjyqësor serb.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas Brukselit, riintegrimi duhet të bëhet në përputhje me ligjet e Kosovës dhe marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. “BE-ja u bën thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të përmbahen nga veprimet që synojnë pengimin e riintegrimit të personelit gjyqësor serb të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Bashkimi Evropian ka theksuar se, bazuar në Kushtetutën e Kosovës, vendi është një shoqëri shumetnike e ndërtuar mbi parimin e sundimit të ligjit, ndërsa sistemi i drejtësisë duhet të reflektojë diversitetin etnik të shoqërisë.

Burimi: Telegrafi