Sulm me thikë në Gjermani: Tetë të plagosur, autori ende në arrati

0%

Një sulm i rëndë me thikë tronditi mbrëmjen e së shtunës një festë publike të organizuar nga shoqata e të rinjve në Egling, në qarkun Bad Tolz-Wolfratshausen të Gjermanisë. Sipas policisë, tetë persona mbetën të plagosur, ndërsa një 16-vjeçar pësoi lëndime të rënda pas goditjes me thikë. I dyshuari për sulmin vazhdon të jetë në arrati.

Sulmi ndodhi pak para mesnatës Në festë merrnin pjesë rreth 700 persona dhe deri pak para mesnatës gjithçka kishte kaluar pa incidente. Sipas hetimeve paraprake, një person ende i paidentifikuar goditi papritur me grusht në kokë një 24-vjeçar nga Austria.

Pasi ky ra në tokë, autori dyshohet se sulmoi me thikë shokun e tij 16-vjeçar, duke e plagosur rëndë në krah, raportojnë mediat gjermane. Më pas situata u përshkallëzua dhe shpërthyen përleshje të tjera në vendin e ngjarjes. Në total, tetë persona u lënduan dhe u transportuan për trajtim në spitalet përreth.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas mediave gjermane, disa prej të plagosurve iu nënshtruan ndërhyrjeve kirurgjikale gjatë natës, ndërsa disa të tjerë pësuan edhe fraktura. Situatë kaotike në vendngjarje Kur forcat e para të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes, u përballën me një situatë të tensionuar dhe të paqartë. Sipas autoriteteve, atmosfera mes pjesëmarrësve ishte e acaruar dhe në disa momente agresive.

Gjatë evakuimit të kontrolluar të festës, policia ndaloi përkohësisht disa persona dhe disa prej tyre u prangosën për të rikthyer rendin. Megjithatë, pavarësisht kërkimeve të menjëhershme, autori i dyshuar arriti të largohej dhe ende nuk është arrestuar.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve Kriminalistët kanë nisur hetime intensive dhe po analizojnë pamjet e shumta filmike nga vendi i ngjarjes. I dyshuari përshkruhet si një burrë rreth 1.80 deri në 1.90 metra i gjatë, me trup të hollë, flokë të shkurtër të errët, i veshur me një xhaketë gri dhe xhinse.

Policia u bën thirrje të gjithë personave që kanë parë ngjarjen ose kanë informacione për autorin të kontaktojnë menjëherë autoritetet.

Burimi: Bota Sot