Spitali i Pejës jep detaje mbi gjendjen e të lënduarve nga aksidenti

0%

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje lidhur me aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi pasditen e sotme në Istog, ku si pasojë dy persona kanë humbur jetën ndërsa katër persona të tjerë kanë marrë lëndime. Sipas njoftimit të spitalit, rreth orës në Shërbimin e Emergjencës është pranuar një paciente pa shenja jete, e cila kishte pësuar politraumë.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, është konstatuar vdekja e saj. Rreth 30 minuta më vonë, në Emergjencë janë pranuar edhe katër të lënduar nga i njëjti aksident. Një fëmijë, me lëndime të rënda, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i intubuar dhe nën përcjelljen e ekipit të Anestezionit.

Sipas mjekëve, ai ka pësuar politraumë, hemorragji intrakraniale dhe frakturë të femurit. Ndërkohë, një paciente është hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë me frakturë të femurit, ndërsa dy persona të tjerë, pasi kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë konstatuar me lëndime të lehta trupore, janë liruar për trajtim ambulantor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë kanë shprehur ngushëllimet për familjen e viktimës, ndërsa të lënduarve u kanë uruar shërim sa më të shpejtë.

Burimi: Bota Sot