Deponia në Sferkë përfshihet sërish nga zjarri

0%

Deponia në Sferkë të Pejës është përfshirë sërish nga flakët. Pamjet tregojnë zjarr të madh në këtë deponi. Kujtojmë se banorët e fshatrave të Pejës dhe Klinës kanë protestuar për zjarrin në deponinë e Sferkës, problem me të cilin thonë se përballen prej më shumë se dy dekadash.

Ata kanë shprehur shqetësimin për tymin dhe aromën e rëndë, duke deklaruar se ndotja ua ka vështirësuar jetën e përditshme dhe qëndrimin në shtëpitë e tyre.

Burimi: Bota Sot