Më ishte paraparë të mbahej seanca e shqyrtimi fillestar në rastin e të akuzuarve Dushan Maksimoviq, Millosh Radosavleviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobac, Sërgjan Vuçiniq dhe Nenad Orlloviq, të cilët akuzohen për bashkim në veprimtari kundërkushtetuese me qëllim të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës se Kosovës dhe për pengim të personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare.
Me të filluar seanca është konstatuar nga Gjykata se i akuzuari Dushan Maksimoviq nuk do jetë prezent në seancë për arsye të ekonomizimit të procedurës. Gjykata gjithashtu ka deklaruar se ka qenë e njoftuar edhe nga ana e avokatit Mahmut Halimi për mungesën e tij në seancë për shkak të një seance në të njëjtën kohë në Gjykatën e Mitrovicës, e cila ishte caktuar kohë më parë.
Në seancë ka munguar edhe i akuzuari Nenad Orlloviq. Rreth mungesës së tij gjyqtari Rrahman Beqiri tha se Gjykata i ka dërguar ftesë të rregullt të pandehurit. “Zarfi i mbyllur është kthyer në Gjykatë me konstatimin se i njëjti është shpërngulur.
Duke qenë se e ka ndërruar adresën, Gjykata për të njëjtin ka lëshuar menjëherë urdhëresë për sjellje me detyrim, ku Policia e Kosovës me datën e ka njoftuar Gjykatën se kanë shkuar ta ekzekutojnë urdhëresën mirëpo banesa ka qenë e mbyllur, ndërsa nga kontakti me fqinjët e tij Policia është njoftuar se ky person është shpërngulur në Serbi”- ka thënë gjyqtari Beqiri.
Tutje, Gjykata ka konfirmuar se avokati që e ka mbrojtur Nenad Orlloviqin më herët, Gani Hoxha, e ka revokuar autorizimin. Kështu, Gjykata ka kërkuar nga Oda e Avokatëve që ta rekomandojë një avokat që do ta mbrojë të pandehurin. Sipas këtij rekomandimi është caktuar avokate Donjeta Leka, e cila ka qenë sot prezente në seancë.
KALLXO.com ka telefonuar avokaten Leka për të kuptuar nëse ajo e kishte kontaktuar të akuzuarin për të njoftuar se ka seancë gjyqësore, por ajo tha se nuk ka pasur kontakt me Orlloviqin, pasi që të enjten, më , është caktuar sipas detyrës zyrtare ta përfaqësojë të akuzuarin në Gjykatë. “Ka mundur ta ndërrojë adresën, nuk e ka njoftu Gjykatën, e ka për obligim”- tha Leka.
Në bazë të këtyre rrethanave, Gjykata ka konstatuar se nuk ka kushte ligjore për ta vazhduar seancën, dhe e njëjta është shtyrë për më . Sa i përket të akuzuarit Nenad Orlloviq, Gjykata ka thënë se do të lëshojë menjëherë urdhëresë për sjellje me detyrim, dhe varësisht nga rezultati do të ndërmarrë edhe veprime të tjera.
Sa i përket shkresave të lëndës, avokatët mbrojtës të të akuzuarve kanë deklaruar para Gjykatës se kanë hasur në probleme teknike në hapjen e provave elektronike të Prokurorisë Speciale. Gjykata ka konstatuar se për këtë problem teknik palët mund të mirëkuptohen mes vete në kuptim të sigurimit të teknologjisë për hapjen edhe shikimin e tyre.
Çka thotë Prokuroria për rastin e barrikadave në veri të vendit në dhjetor të viti 2022? Në aktakuzë thuhet se Dushan Maksimoviq, Millosh Radosavleviq dhe Nemanja Joloviq përmes përdorimit të forcës dhe dhunës, mbi urën tek udhëkryqi i Banjskës, në komunën e Zveçanit, kishin vendosur barrikada.
Ata kishin bllokuar rrugën kryesore me mjete të rënda, konkretisht kamionë të mbushur me zhavorr, ekskavatorë, autoambulanca, autobusë dhe automjete të tjera, ndërsa në afërsi të barrikadave ishin hapur edhe pozicione të improvizuara luftarake (istikame).
Përmes këtyre veprimeve, siç bëhet e ditur në aktakuzë, të pandehurit kishin penguar institucionet dhe Policinë e Kosovës në vendosjen e rendit kushtetues, ushtrimin e autoritetit shtetëror dhe kryerjen e detyrave zyrtare në komunat veriore të vendit.
Nga data deri më , në komunën e Zveçanit, Dushan Drobac, sipas Prokurorisë, ka marrë pjesë si anëtar i një grupi për kryerjen e veprës penale të sulmit kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës.
I akuzuari Sërgjan Vuçiniq, në cilësinë e shefit të njësisë punuese të pastrimit në kompaninë “Standard”, në bashkëveprim me strukturat ilegale dhe grupe kriminale, si dhe me të pandehurin Nenad Orlloviq, në mënyrë të kundërligjshme kishin përdorur automjetet e kësaj kompanie me ç’rast kishin bllokuar rrugët kryesore duke i vendosur këto automjete në pjesë të ndryshme të veriut të Republikës së Kosovës, si barrikada.
I pandehuri Nenad Orlloviq, në cilësinë e punëtorit të kompanisë të lartcekur, më i maskuar dhe në shoqëri me një person tjetër ende të paidentifikuar, në fshatin Rudarë dhe në udhëkryqin te Shkolla Teknike në Mitrovicën e Veriut, kishin marrë pjesë aktive në bllokimin e rrugëve.
Përmes këtyre veprimeve akuzohen se kanë pamundësuar ushtrimin e autoritetit shtetëror dhe kryerjen e detyrave zyrtare nga institucionet e Republikës së Kosovës dhe Policisë në atë pjesë të territorit të vendit.
Bllokimi i rrugëve kishte ardhur pas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, i cili dyshohej për organizim për sulm në zyrat e Komisionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut, ku edhe ishin sulmuar zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe zyrtarët e Policisë.
KALLXO.com ka raportuar edhe për atë se tre nga të akuzuarit në rastin e barrikadave të vitit 2022 kanë pasur më herët precedent penal dhe janë dënuar në raste të tjera të profilit të lartë. Dushan Drobac ishte shpallur fajtor për sulmin ndaj KFOR-it dhe më u dënua me 18 muaj burgim dhe 15 mijë euro gjobë.
Nenad Orlloviq, gjithashtu i dënuar për sulmin ndaj KFOR-it, mori më një dënim prej 15 muajsh burgim dhe 12 mijë euro gjobë. Ndërkaq, Dushan Maksimoviq është dënuar në shkallë të parë më me 30 vjet burgim, si pjesë e grupit të të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë.
Tutje, KALLXO.com gjithashtu ka raportuar edhe rreth bisedave telefonike që zhvillonin të akuzuarit e këtij rasti me persona të tjerë, rreth organizimit dhe funksionalizimit të barrikadave në veri të vendit, si dhe fotografitë përmes të cilave u identifikuan të akuzuarit.
