Shpërndaje në: Përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni ka lënë në lot konferencën për shtyp pas finales së Kupës së Botës. Scaloni nuk ka mundur të kontrollojë emocionet, derisa fliste për të ardhmen e tij. Argjentina u mposht 1:0 nga Spanja në finale, të dielën mbrëma. Ishte një ndeshje e dominuar plotësisht nga spanjollët.
Scaloni ka kontratë deri në dhjetor dhe ka qarë derisa ka folur kur u pyet për të ardhmen. “Do të flas me presidentin”, tha ai. “Kam një ide se çka do të doja të bëja. Do ta përfundoj kontratën dhe ndiej nevojën, nuk e di nëse diçka kaq e madhe mund të bëhet. Duhet ta diskutojmë këtë. Jam mirënjohës ndaj presidentit që më dha këtë shans për të qenë në vendin ku jam tani.
Ishte një vend ëndrrash për të gjithë. Ne jemi përpjekur deri në minutën e fundit që të japim maksimumin, stafi dhe lojtarët. Besoj se është e drejt të kem këtë kohë për veten time, për ta menduar deri në fund”. Scaloni më pas foli mes lotëve, duke shtuar “keni durim me mua, nuk e di nëse mund të vazhdoj”. “Ky vend është i mrekullueshëm, është vend ëndrrash.
Nuk do ta kishim imagjinuar kurrë, përfshirë stafin tim, se do të ishim në këtë vend. Për të vazhduar ka nevojë për shumë gjëra, veçanërisht të freskosh mendjen, të rifillosh, të krijosh përsëri një grup si ky. Kjo është shumë e vështirë për t’u krijuar sërish”.
Edhe Botërori 2026 1 muaj më parë Lojtari i Zelandës së Re po e përballon mirë famën e papritur në mediat sociale Dhe në fund Scaloni kërkoi falje para se largohej nga salla ku mbahej konferenca. “Është vërtetë e dhimbshme, më vjen shumë keq”.
