“Selami” i Trumpit për Iranin: Për çdo ushtar të vrarë, do ta paguani

0%

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se do të përballet me pasoja të rënda pas vrasjes së disa ushtarëve amerikanë gjatë fundjavës. Në një postim në platformën Truth Social, Trump tha se çdo sulm ndaj forcave amerikane do të marrë një përgjigje shumë më të ashpër.

“Sa herë që Irani vret një ushtar amerikan, do të paguajë shumëfish për atë vrasje”, shkroi Trump. Ai shtoi se ky urdhër u është përcjellë Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, shefit të Shtabit të Përbashkët, gjeneralit Daniel Caine, si dhe drejtuesve të tjerë ushtarakë.

Ndërkohë, ushtria amerikane identifikoi të hënën dy ushtarë që humbën jetën në Jordani, teksa mbronin një bazë nga sulmet me raketa balistike dhe dronë iranianë. Autoritetet po kryejnë analiza për të konfirmuar nëse mbetjet e gjetura i përkasin edhe një ushtari të tretë, i cili rezulton i zhdukur pas të njëjtit sulm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu, në Irak humbi jetën edhe një tjetër ushtarak amerikan gjatë një shpërthimi të kontrolluar të një droni iranian, raporton The Guardian, transmeton Sinjali. Me këto viktima, numri i ushtarëve amerikanë të vrarë në luftën me Iranin, e cila sipas këtij raportimi nisi në fund të shkurtit me përfshirjen e SHBA-së dhe Izraelit, ka arritur në 17.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com