Ky është Ramiz Qorraj, njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në

0%

Ramiz Qorraj është 69-vjeçari që humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Shushicë të Istogut. Aksidenti, në të cilin u përfshinë dy vetura, rezultoi me dy viktima dhe katër persona të lënduar. Një fëmijë i lënduar rëndë është transferuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa një person tjetër po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Dy të lënduarit e tjerë janë liruar për trajtim ambulantor. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan deri te aksidenti tragjik. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com