Aksidenti fatal në Istog: Një fëmijë dërgohet në QKUK, dy të tjerë

0%

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka dhënë detaje për gjendjen e personave të lënduar në aksidentin e rëndë të trafikut që ndodhi të hënën në fshatin Shushicë të Istogut, ku humbën jetën dy persona. Sipas njoftimit të spitalit, në Shërbimin e Emergjencës fillimisht është pranuar një paciente pa shenja jete, e cila kishte pësuar politraumë.

Pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, është konstatuar vdekja e saj. Më vonë në Emergjencë janë pranuar edhe katër persona të tjerë të lënduar nga i njëjti aksident.

Një fëmijë, i cili ka pësuar politraumë, hemorragji intrakraniale dhe frakturë të femurit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), i intubuar dhe nën kujdesin e ekipit të Anestezionit për trajtim të specializuar. Ndërkohë, një paciente është hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë për shkak të frakturës së femurit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Dy të lënduarit e tjerë, pas trajtimit dhe ekzaminimeve mjekësore, janë liruar për trajtim ambulantor, pasi kanë pësuar lëndime të lehta trupore. Spitali i Përgjithshëm në Pejë u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, ndërsa të lënduarve u ka uruar shërim sa më të shpejtë. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com