Aksidenti me fatalitet në Istog, ndalohet për 48 orë një person

0%

Polica e Kosovës ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një person i dyshuar lidhur me aksidentin në Shushicë të Istogut, ku mbetën të vdekur dy persona. Në një komunikatë për media, Policia e Pejës ka njoftuar se trupat e pajetё tё viktimave janë dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Sipas njoftimit, më , rreth orës , Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Shushicё-Istog. “Nё vendin e ngjarjes kanё dalё njёsitet kompetente tё Njësitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor.

Nё kёtё aksident ishin tё përfshira dy vetura me targa vendore, si pasojё e aksidentit, nё vendin e ngjarjёs ka vdekur njё person, kёtё e ka konstatuar ekipi mjekёsor, ndёrsa viktima e dytё e kёtij rasti, ka arritur pa shenja jete nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё, tre persona e lënduar nё kёtё aksident janё duke u trajtuar nё spitalin rajonal nё Pejё”- thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tutje thuhet se me urdhër të prokurorit, i cili po ashtu ishte në vendin e ngjarjes, trupat e pajetё tё viktimave dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari ndalohet pёr 48 orё. Rasti ёshtё duke u hetuar nga hetuesit e aksidenteve.

Burimi: Kallxo