Kurti uron kryeministrin e ri britanik: Të forcojmë bashkëpunimin

0%

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Andy Burnhamin për emërimin e tij në postin e kryeministrit të ri të Mbretërisë së Bashkuar. Përmes një postimi në platformën X, Kurti ka thënë se pret vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet qeverive të Kosovës dhe Britanisë së Madhe.

Ai ka përmendur promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë si disa nga prioritetet e përbashkëta.

“Pres me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet qeverive tona në një gamë të gjerë vlerash dhe prioritetesh të përbashkëta, përfshirë promovimin e tregtisë dhe investimeve, mbrojtjen e demokracisë nga ndikimi keqdashës i Rusisë dhe i përfaqësuesve të saj në Evropën Juglindore, si dhe rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Forcave të Armatosura Britanike”, ka shkruar Kurti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Andy Burnham u emërua të hënën zyrtarisht kryeministri i 59-të i Mbretërisë së Bashkuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com