KPK-ja refuzon kërkesat për rikthim në punë të pesë prokurorëve serbë

0%

Shpërndaje në: Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në mbledhjen e së hënës, ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe 15 anëtarëve të stafit mbështetës të komunitetit serb në Prokurorinë e Mitrovicës. KPK-ja dërgoi tek ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, emrat e pesë prokurorëve për lirim nga detyra.

Po ashtu, në këtë takim, Këshilli shfuqizoi vendimin për pezullimin e pagave për prokurorët dhe stafin mbështetës serb. Për refuzimin e tërheqjes së dorëheqjeve të ofruara nga prokurorët dhe stafi mbështetës serb, votuan katër anëtarët: Dardan Vuniqi, Visar Krasniqi, Elza Bajrami-Kastrati dhe Arlinda Muqa.

Ndërkaq kundër votuan: kryesuesi Arian Gashi, Kryeprokurori i Shtetit- Zejnullah Gashi dhe anëtari Milot Krasniqi./EO Edhe Policia e Kosovës ka njoftuar se policët serbë që u dorëhoqën në fund të 2022-s, pas shkarkimit të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili pati refuzuar ta zbatonte vendimin e Qeverisë për ndalimin e targave ilegale serbe, nuk do ta kenë mundësinë e rikthimit në punë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Edhe Arbëri 7 muaj më parë IKD, FOL dhe INPO: Veprimet e pesë anëtarëve në KPK, tendencë për bllokimin e reformës Në të njëjtën kohë ishin dorëhequr edhe gjyqtarë e prokurorë serbë, të cilët javën që shkoj është kumtuar se kanë kërkuar të rikthehen në institucionet në veri.

Burimi: Koha