Di Maria lavdëron Argjentinën pas finales

0%

Shpërndaje në: Angel Di Maria ka reaguar pas humbjes së Argjentinës në finalen e Kupës së Botës nga Spanja, duke publikuar një mesazh emocional. Ish-ylli argjentinas lavdëroi ekipin dhe vlerësoi përkushtimin e lojtarëve gjatë gjithë turneut.

Di Maria ka theksuar se pavarësisht mungesës së trofeut, skuadra dha gjithçka në fushë dhe meriton respekt për rrugëtimin e saj në Botëror. 38-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e gjeneratës që fitoi Kupën e Botës në vitin 2022, gjithashtu falënderoi lojtarët për përkushtimin e treguar. “Një vend i tërë është krenar me ju.

Një komb u bashkua edhe një herë falë dashurisë dhe shpirtit luftarak që treguat në këtë Kupë të Botës. Ju jeni historia, ju jeni legjenda. Kombëtarja më e mirë në historinë e vendit tonë. Pesë finale radhazi, diçka që askush nuk do të mund t’ua mohojë kurrë. Faleminderit shumë për gjithçka”, ka shkruar ish-futbollisti i Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Koha