Irani zotohet të mos lejojë “asnjë pikë të vetme” nafte apo gazi të

0%

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Garda Revolucionare e Iranit ka deklaruar të hënën se ka shënjestruar me raketa balistike avionë amerikanë në aeroportin Akaba të Jordanisë.

Ajo gjithashtu pretendon se dy cisterna nafte kishin shpërthyer dhe ishin bërë të palëvizshme pasi u përpoqën të kalonin përmes asaj që e ka përshkruar si një rrugë jugore të pasigurt në Ngushticën e Hormuzit, duke pretenduar se ato ishin inkurajuar nga ushtria amerikane për ta përdorur atë kalim.

Deklarata e Gardës Revolucionare Islamike nuk dha detaje mbi emrat, flamujt, ekuipazhet apo ndonjë viktimë të mundshme të anijeve, raporton Reuters, duke shtuar se nuk mund ta verifikonte menjëherë incidentin.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Garda ka shtuar se ngushtica do të mbetej e pasigurt për sa kohë që vazhdonte ajo që ajo e ka quajtur “agresion” amerikan në rajon, duke paralajmëruar se “ky kalim nuk do të jetë i sigurt për transportin e produkteve petrokimike, e as për ndonjë pikë të vetme nafte apo gazi”. Ajo gjithashtu ka paralajmëruar ushtrinë amerikane që të përgatitej për një “operacion ndëshkues”.

Edhe Botë 8 muaj më parë Si u arrit marrëveshja e Gazës? SHBA-ja ka intensifikuar sulmet ndaj Iranit ditëve të fundit, sidomos pas vrajes së dy ushtarakëve amerikanë nga një sulm i Teheranit në Jordani. Ndërkaq Irani si kundërpërgjigje po sulmon bazat amerikane në vendet e Gjirit.

Burimi: Koha