Aksident në rrugën Tetovë – Jazhincë, lëndohen dy persona

0%

SPB Tetovë njofton se në orët e hershme të ditës së sotme (20 korrik) në rrugën Tetovë – Jazhincë, në fshatin Poroj ka ndodhur një aksident trafiku, në të cilin janë lënduar dy persona.

“Më në ora në SPB Tetovë është denoncuar se në rrugën rajonale Jazhincë-Tetovë, në fshatin Poroj të Tetovës, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve “Seat” me targa të Tetovës, i drejtuar nga R.R. (55) nga fshati Sllatinë, dhe një automjeti të udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga E.N. (39) nga fshati Poroj.

Në aksident lëndime të rënda trupore kanë pësuar të dy shoferët, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës”. “Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi inspektues i SPB Tetovë”, thonë nga SPB Tetovë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi