Gjendet trupi i pajetë i një shtetasi të huaj në Liqenin e Batllavës

0%

Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete në Liqenin e Batllavës, pas një operacioni kërkim-shpëtimi të zhvilluar nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK). Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më , rreth orës , pasi Njësia e Zhytësve e FSK-së ka lokalizuar trupin e pajetë të viktimës.

Ndërkaq, FSK ka bërë të ditur se, pas marrjes së informacionit nga Qendra e Situatave e Republikës së Kosovës, ka angazhuar menjëherë Ekipin e Kërkim-Shpëtimit në operacionin e zhvilluar në Liqenin e Batllavës.

Sipas FSK-së, pas intervenimit në orët e vona, ekipi ka arritur ta gjejë trupin e pajetë të personit me inicialet A.A., shtetas i huaj, i cili më pas u është dorëzuar autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejme. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka bërë të ditur se rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.

Burimi: Telegrafi