FSK-ja gjen trupin e pajetë të një shtetasi të huaj në Liqenin e

0%

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se ekipi i saj i kërkim-shpëtimit ka gjetur trupin e pajetë të një shtetasi të huaj në Liqenin e Batllavës. Sipas njoftimit të FSK-së, angazhimi i ekipit është bërë pas pranimit të informacionit se një person është zhdukur në ujë.

“Pas marrjes së informacionit nga Qendra e Situatave të Republikës së Kosovës, FSK ka angazhuar menjëherë Ekipin e Kërkim-Shpëtimit në operacionin në Liqenin e Batllavës, ku ekipi, pas intervenimit në orët e vona, ka arritur ta gjejë trupin e pajetë të A.A., shtetas i huaj” – thuhet në njoftim.

FSK-ja ka njoftuar se pas nxjerrjes nga liqeni, trupi i pajetë i është dorëzuar autoriteteve kompetente për procedurat e mëtejme. Rrethanat e rastit nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet pritet të zhvillojnë procedurat hetimore për zbardhjen e tij. KALLXO.com mëson se viktima për herë të fundit nga familjarët ishte parë të dielën më rreth orës .

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pjesëtarët e FSK-së të ekipit të kërkim shpëtimit edhe më kishin gjetur trupin e pajetë të një personi . Ai ishte zhdukur në liqenin e Batllavës, më . “Pas dy ditë kërkimesh ekipet e kërkim shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur dje në Liqenin e Batllavës.” – thuhej në njoftimin e FSK-së.

Burimi: Kallxo