Ekskluzive | I shkoi te lokali ish bashkëjetuesës, ndonëse Gjykata ia

0%

Një 27-vjeçar nga Gjakova dyshohet se ka shkelur urdhrin mbrojtës të lëshuar nga Gjykata, duke iu afruar dhe shqetësuar ish-bashkëjetuesen e tij, për çka tashmë po hetohet për dy vepra penale, raporton Sinjali. Sinjali mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për Flamur Morinën , 27 vjeçar, ndërsa viktimë është T. B. 31 vjeçar.

Sipas burimeve të Sinjalit, ngjarja ka ndodhur më 19 korrik, rreth orës , në rrugën “Marin Barleti” në Gjakovë. Viktima ishte duke qëndruar në një lokal, ndërkohë që ndaj të dyshuarit ishte në fuqi një urdhër mbrojtjeje i lëshuar nga Gjykata, i cili ia ndalonte çdo kontakt dhe shqetësim ndaj saj.

Megjithatë, sipas informacioneve që posedon Sinjali, Flamur Morina, i cili dyshohet se ishte në gjendje të dehur, ka shkuar në lokalin ku ndodhej viktima dhe e ka shqetësuar, përpara se të largohej nga vendi i ngjarjes. Fatmirësisht, nuk ka pasur kontakt fizik mes palëve. Viktima ka refuzuar strehimin, duke deklaruar se nuk e sheh të nevojshëm një veprim të tillë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mospërfillja e gjykatës” dhe “Dhunë në familje”. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Flamur Morina ende nuk është lokalizuar dhe ndodhet në arrati, ndërsa Policia po vazhdon veprimet për arrestimin e tij.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com