Aktakuzë në Gjakovë për kokainë dhe shitje të paautorizuar të armëve

0%

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet S.P., nën dyshimin për tri vepra penale që lidhen me posedimin dhe shitjen e kokainës, si dhe me posedimin dhe tregtimin e paautorizuar të armëve.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri akuzohet se deri më , në Gjakovë, pa autorizim dhe me qëllim të shitjes, ka poseduar substancë narkotike të llojit kokainë.

Gjatë zbatimit të masave të fshehta të hetimit është dokumentuar komunikimi i tij për shitblerje të narkotikëve, ndërsa gjatë bastisjes janë sekuestruar 449.16 gramë kokainë, një peshore elektronike dhe mjete të tjera që dyshohet se janë përdorur për paketimin e narkotikëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me këto veprime, sipas aktakuzës, ai ka kryer veprën penale të “Blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Në pikën e dytë të aktakuzës, Prokuroria e ngarkon S.P.-në edhe për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi gjatë bastisjes në fshatin Mejë të Gjakovës janë sekuestruar një armë zjarri, municion dhe pjesë armësh që dyshohet se i posedonte pa leje.

Ndërkaq, sipas pikës së tretë të aktakuzës, ai dyshohet se deri më është marrë edhe me shitjen dhe ndërmjetësimin e shitjes së armëve dhe municionit për persona të ndryshëm. Prokuroria thotë se dyshimet mbështeten në provat e siguruara gjatë masave të fshehta të hetimit dhe në ekzaminimin e telefonit të të pandehurit, ku është dokumentuar komunikimi për shitjen dhe ndërmjetësimin e armëve.

Lidhur me këtë rast, Prokuroria ka propozuar edhe konfiskimin e dy automjeteve, një Volkswagen Golf 7 dhe një Volkswagen Golf 8, si dhe konfiskimin e 2,325 eurove para të gatshme.

Burimi: Bota Sot