E trishtë: Ky është njëri nga viktimat e aksidentit tragjik në Istog

0%

Ramiz Qorraj është 69-vjeçari që humbi jetën pas një aksidenti tragjik në Shushicë të Istogut. Të afërmit e të ndjerit kanë bërë të ditur se e vdekur ka mbetur edhe mbesa e tij, 12-vjeçare. Ndërkohë, Spitali i Pejës ka bërë të ditur se janë pranuar edhe katër pacientë të tjerë të lënduar në të njëjtin aksident.

Një fëmijë është transferuar në QKUK, i intubuar dhe nën përcjelljen e ekipit të Anestezionit, për trajtim të mëtejmë, me politraumë, hemorragji intrakraniale dhe frakturë të femurit.

Një paciente është hospitalizuar në Repartin e Ortopedisë me frakturë të femurit, ndërsa dy pacientë të tjerë, pas ekzaminimeve dhe trajtimit mjekësor, janë liruar për trajtim ambulantor, pasi kanë pësuar lëndime të lehta trupore.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot