48 aksidente dhe mbi 1 mijë e 500 gjoba në një javë në rajonin e

0%

Policia Rajonale e Ferizajt ka intensifikuar aktivitetet në terren me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe parandalimin e aksidenteve , duke bërë të ditur se janë shqiptuar mbi 1 mijë e 500 gjoba dhe janë regjistruar dhjetëra aksidente.

Sipas njoftimit të Policisë, gjatë periudhës 13 dhe 19 korrik të këtij viti, policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 517 gjoba kundërvajtëse ndaj shoferëve që kanë shkelur rregullat e trafikut. Po ashtu, janë pezulluar 23 patentë shoferë për drejtuesit e mjeteve të cilët kanë kryer shkelje të rënda në komunikacion.

Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 48 aksidente: 14 aksidente me lëndime, ku janë lënduar 22 persona dhe 34 aksidente me dëme materiale. Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndërsa, policia u ka bërë apel të gjithë shoferëve që të respektojnë rregullat e trafikut, të tregojnë kujdes gjatë ngasjes dhe të bashkëpunojnë me organet e rendit duke raportuar çdo kundërvajtje.

Burimi: Telegrafi