Voziti në kahun e kundërt të autostradës, vdesin dy persona – tre

0%

Një aksident i rëndë trafiku në autostradën A45, pranë Florstadtit në rajonin Wetterau të Gjermanisë, ka lënë pas dy viktima dhe tre fëmijë në gjendje kritike. Sipas policisë gjermane, aksidenti ndodhi rreth orës të mëngjesit të së dielës, kur një grua 34-vjeçare nga Obernburgu hyri në autostradë në drejtimin e gabuar, duke lëvizur kundër rrjedhës së trafikut.

Pak minuta më vonë, automjeti i saj u përplas ballë për ballë me makinën e një 70-vjeçari nga Hageni, i cili po udhëtonte normalisht nga Gießeni në drejtim të Hanaut. Përplasja ishte tepër e fuqishme, duke bërë që të gjithë personat e përfshirë të mbeteshin të bllokuar brenda automjeteve. Zjarrfikësit ndërhynë për t’i nxjerrë nga makinat e shkatërruara.

Në automjetin e 34-vjeçares ndodheshin edhe bashkëshorti i saj 39-vjeçar dhe tre fëmijët e tyre, të moshës nga 10 deri në 15 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, 70-vjeçari humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesja e automjetit që po lëvizte në kahun e kundërt ndërroi jetë më vonë në spital. Bashkëshorti i saj dhe tre fëmijët pësuan lëndime shumë të rënda.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Disa prej tyre u transportuan me helikopterë të emergjencës drejt spitaleve të ndryshme. Sipas autoriteteve, tre fëmijët vazhdojnë të luftojnë për jetën dhe ndodhen në gjendje kritike. Prokuroria e Gießenit ka caktuar një ekspert për të hetuar rrethanat e sakta të aksidentit.

Për shkak të operacionit të shpëtimit dhe hetimeve, autostrada A45 u mbyll plotësisht për qarkullim për disa orë, ndërsa trafiku u devijua në rrugë alternative.

Burimi: Bota Sot