Një rast i dhunës në familje është raportuar të shtunën në Podujevë, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij dhe më pas ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i shtëpisë. Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më , rreth orës . I dyshuari fillimisht ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij, duke e sulmuar fizikisht dhe me një mjet të fortë.
Pas incidentit, ai ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i shtëpisë, por në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë njësitë relevante policore, të cilat kanë arritur ta shpëtojnë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. “Podujevë – .
Është raportuar se i dyshuari m/k fillimisht ka shkaktuar dhunë në familjen e tij duke sulmuar fizikisht dhe me mjet të fortë djalin e tij m/k, pastaj ka tentuar të bie nga kati i dytë i shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilët kanë arritur ta shpëtojnë të dyshuarin. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
