Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij dhe më pas ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i një shtëpie. Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më , rreth orës . I dyshuari mashkull kosovar fillimisht dyshohet se ka sulmuar fizikisht djalin e tij, po ashtu mashkull kosovar, duke përdorur edhe një mjet të fortë.
Më pas, i dyshuari ka tentuar të hidhet nga kati i dytë i shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, të cilat kanë arritur ta shpëtojnë atë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet nga organet kompetente.
