Një vjedhje e rëndë është raportuar në Pejë, ku dy persona të panjohur dhe të maskuar dyshohet se kanë depërtuar me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur para të gatshme dhe stoli ari. Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më , rreth orës .
Viktima, një burrë kosovar, ka deklaruar se dy të dyshuarit të maskuar dhe duke përdorur forcë kanë hyrë në shtëpinë e tij nga ku kanë marrë para të gatshme dhe stoli ari të ndryshme me vlerë të konsiderueshme. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.
