Finalja e Kupës së Botës mes Spanjës dhe Argjentinës nuk u mbyll vetëm me festën e spanjollëve, por edhe me tensione në fushë pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit. Spanja triumfoi me rezultat 1-0 pas vazhdimeve, falë golit të Ferran Torresit, duke u shpallur kampione e botës.
Megjithatë, menjëherë pas përfundimit të takimit situata u tensionua, me disa futbollistë të të dyja skuadrave që u përfshinë në përplasje.
Leandro Paredes se le fue con todo a Gavi tras perder la Copa del Mundo.😬 pic.twitter.com/7UMIGBevHZ — ESPN Centroamérica (@ESPN_CENAM) July 19, 2026 Në qendër të incidentit ishte mesfushori argjentinas Leandro Paredes, i cili fillimisht u përplas me mbrojtësin spanjoll Eric Garcia, duke e kapur për fyti.
Tensioni vazhdoi edhe më tej, pasi Paredes pati një përplasje edhe me Gavin, të cilin e shtyu dhe e rrëzoi në tokë. Pov Ana Gavi w lhayat Paredes pic.twitter.com/tVCSD8T1f5 — Elghazi (@Pixelghazi) July 19, 2026 Lojtarët e të dyja skuadrave ndërhynë menjëherë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit, ndërsa arbitrat dhe anëtarët e stafit teknik u futën mes futbollistëve.
