Shpërndaje në: Xhudisti Shpati Zekaj e ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Botërore që po mbahet në Sarajevë. Për medaljen e bronztë, Zekaj e mposhti me Ippon, Pierre Edererin nga Gjermania. Shpati në xhiron e parë mposhti me 2 Wazaari, Denis Bakanovin nga Rusia. Në çerekfinale humbi me Yuko nga Boris Georgiev nga Bullgaria. Ndërsa në repasazh mposhti garuesin serb, Aleksandar Stojkov.
Burimi:
Koha
