Artisti gjakovar krijon mozaikun e veçantë me Messin dhe Yamal para

0%

Artisti gjakovar Alkent Pozhegu ka realizuar një vepër të veçantë artistike pak para finales së Kupës së Botës 2026 mes Argjentinës dhe Spanjës. Në sheshin e Gjakovës, Pozhegu ka krijuar një mozaik me portretet e dy yjeve të futbollit, Lionel Messit dhe Lamine Yamalit, duke i kushtuar këtë vepër përballjes së madhe që pritet të zhvillohet për trofeun e Botërorit.

Mozaiku është realizuar brenda pak orësh dhe është krijuar me rreth 150 kilogramë fara të ndryshme, përfshirë misër, grurë, fara luledielli dhe mel. Përmes këtyre materialeve natyrore, artisti ka sjellë një kombinim mes artit tradicional dhe pasionit për futbollin.

Alkent Pozhegu është i njohur për krijimin e mozaikëve me materiale të pazakonta natyrore, ndërsa kjo vepër e fundit është një homazh për dy gjenerata të ndryshme të futbollit botëror: legjendën Lionel Messi dhe talentin e ri Lamine Yamal. Vepra e tij në Gjakovë ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, duke i dhënë një ngjyrim të veçantë atmosferës para finales së madhe të Botërorit 2026.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot