FIFA e shndërroi pushimin mes pjesëve të finales së Kupës së Botës të së dielës në një spektakël të stilit të Super Bowl, duke sjellë në skenë Shakirën, BTS, Justin Bieber, personazhet e The Muppets, Ted Lasso (po, Ted Lasso) dhe Madonnën për një performancë të zgjatur gjatë finales mes Spanjës dhe Argjentinës.
Spektakli argëtues nisi me Post Malone, i cili u ngjit në skenë në ceremoninë përmbyllëse dhe dhuroi një performancë elektrizuese, duke sjellë edhe një mysafir surprizë. Këngëtari 31-vjeçar u shoqërua nga Swae Lee në stadiumin MetLife në New Jersey, ku interpretuan së bashku hitin “Sunflower”.
Post Malone e hapi performancën me këngën “Chrome Heartbreaker”, përpara se të vazhdonte me hitin e vitit 2018 “Wow”, në një set prej tre këngësh. Për këtë performancë ai kishte veshur një kostum klasik xhinsi, të përbërë nga një xhaketë dhe pantallona xhinsi, të kombinuara me një fanellë ku shkruhej: “Shpresoj vetëm që të dyja skuadrat të kënaqen”.
Pamjen e tij e kompletoi me një kapelë klasike kaubojsi. Megjithatë, Post Malone nuk ishte emri i vetëm i madh që performoi para ndeshjes. Superylli Jennifer Hudson interpretoi himnin kombëtar të Shteteve të Bashkuara, duke dhuruar një performancë mbresëlënëse. E veshur tërësisht në të bardha, ajo tërhoqi vëmendjen me paraqitjen dhe interpretimin e saj.
Por argëtimi nuk përfundoi aty, pasi tifozët do të shijojnë edhe spektaklin madhështor të pushimit mes pjesëve. Justin Bieber, Madonna, Shakira, BTS dhe Coldplay janë planifikuar të performojnë gjatë spektaklit të pjesës së parë të finales.
